Kategoria e Parë/ 19 gola në 8 ndeshje! Bylisi i pagabueshëm këtë sezon. Erzeni dhe Burreli triumfojnë me goleadë. Ja të gjitha rezultatet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 17, 2021 | 16:01

Kategoria e Parë/ 19 gola në 8 ndeshje! Bylisi i pagabueshëm këtë sezon. Erzeni dhe Burreli triumfojnë me goleadë. Ja të gjitha rezultatet

Është mbyllur java pestë e Kategorisë së Parë ku 8 ndeshje kanë prodhuar 19 gola.

kategoria-e-pare-1

Bylisi vazhdon të jetë i pagabueshëm këtë sezon. Ballshiotët mposhtën 3-0 në shtëpi Korabin duke marrë fitoren e 5 në po kaq ndeshje.

Triumf me goleadë dhe për Burrelin që shkatërroi 0-5 Besëlidhjen në derbin rajonal duke marrë marrë fitoren e dytë këtë sezon.

Ndërkohë dhe Erzeni i Nevil Dedes mori një triumf me poker duke mposhtur 0-4 Maliqin.

Tërbuni dhe Shkumbini e mbyllën në barazim pa gola, Pogradeci mposhti minimalisht 0-1 turbinën, Tomori triumfoi në shtëpi ndaj Apolonisë, Besa mundi 2-0 Lushnjen ndërsa Butrinti dhe Vora ndanë pikët pas barazimit 1-1.

REZULTATET

 MALIQI-ERZENI 0-4

Mehmeti 30′, Ymeri 60′, 87′ , Tropolini 81′ 

TËRBUNI 0-0 SHKUMBINI

 TOMORI 2-0 APOLONIA

Pepa (p) 47′, Oshafi 76′

 BUTRINTI 1-1 VORA

Paterni 74′ / Kovaçi 63′

 BESA 2-0 LUSHNJA (Në Luz)

Canka 45+1′, Hyseni 49′

 BESËLIDHJA 0-5 BURRELI

Farruku 4′, 10′, Dibra 25′,  Branica 42′ ,Xhahysa 75′ 

 BYLIS 3-0 KORABI

Antoni Beji 25′, Qardaku 27′, 90′ 

 TURBINA 0-1 POGRADECI

Alillari 13′

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"