Kategoria e Dytë/ Maliqi triumfon mes tensionit, 4 kartonë të kuq për vendasit e Albpetrolit. Ja të gjitha rezultatet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 21, 2021 | 23:50

Kategoria e Dytë/ Maliqi triumfon mes tensionit, 4 kartonë të kuq për vendasit e Albpetrolit. Ja të gjitha rezultatet

U luajtën ditën e sotme 5 sfidat e vlefshme për javën e 10-të të Kategorisë së Dytë ku nuk munguan surprizat. Në Grupin A, Tërbuni mposhti Adën me rezultatin 4-1, ndërkohë që Iliria triumfoi me përmbysje 1-4 ndaj Valbonës.

kategoria_dyte_cover

Për sa i përket Grupit B, vëmendja ishte te sfida mes Albpetrolit dhe Maliqit, ku triumfoi skuadra mike me rezultatin 0-1. Në këtë takim u akorduan plot 4 kartonë të kuq, të gjithë për skuadrën patosarake, mes tyre edhe trajneri Dushi. Ndërkohë në 2 sfidat e tjera, Devolli mposhti Këlcyrën 0-2, teksa Përmeti-Delvina u mbyll në barazim pa gola.

REZULTATET: 

GRUPI A:

FT| TËRBUNI-ADA 4-1

A.Keko 25′ , 33′ , 75′, Baholli 80′ / Frroku 40′ 

FT| VALBONA-ILIRIA 1-4

Berisha 21′ / Xhymerti 59′, 94′ , Pasha 70′ (p), Limanaj 86′

GRUPI B:

FT| ALBPETROLI-MALIQI 0-1

D.Kame 34′ 

FT| KËLCYRA-DEVOLLI 0-2

Pere 48′, P.Ivani 55′ (p)

FT| PËRMETI-DELVINA 0-0

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"