Kategoria e Dytë, Grupi B/ Maliqi ngec ndaj Tomorit, Butriniti barazon me Naftëtarin. Ja të gjitha rezultatet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 20, 2019 | 16:14

Kategoria e Dytë, Grupi B/ Maliqi ngec ndaj Tomorit, Butriniti barazon me Naftëtarin. Ja të gjitha rezultatet

Kanë përfunduar takimet e Grupit B, në Kategorinë e Dytë, të cilat kanë sjellë një lumë golash. Në 5 ndeshje janë shënuar plot 25 gola.

kategoria_e_dyte_nr-470x237-470x237-470x2371-470x237

Tomori dhe Maliqi kanë barazuar në një ndeshje spektakolare, ku janë shënuar plot 6 gola. 3-3 ka përfunduar sfida mes tyre, aty ku Maliqi e gjeti veten në disavantazh 3-1, por në pjesën e dytë ka arritur të barazojë.

Në barazim kanë përfunduar edhe dy sfida të tjera, ato mes: Naftëtari-Butrinti dhe Tepelena- Përmeti.

Ndërkohë Delvina ku mundur në shtëpi Memaliajn me rezultatin 4-2. Edhe Skrapari ka triumfuar në fushën e vet duke mundur Këlcyrën 3-2.

Rezultatet e sotme:

Tomori –Maliqi 3-3

Skrapari-Këlcyra 3-2

Delvina- Memaliaj 4-2

Tepelena- Përmeti 3-2

Naftëtari- Butrinti 2-2

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"