KATEGORIA E DYTË, GRUPI B/ 22 gola në 6 ndeshje! Pogradeci, AF Elbasani dhe AF Luftëtari nuk zhgënjejnë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 22, 2022 | 23:20

KATEGORIA E DYTË, GRUPI B/ 22 gola në 6 ndeshje! Pogradeci, AF Elbasani dhe AF Luftëtari nuk zhgënjejnë

Grupi B i Kategorisë së Dytë ka luajtur ndeshjet e saj të fundit për këtë vit, me javën e 8-ë, ku spikatën golat e shumtë.

kategoria-e-dyte

Pogradeci fitoi me rezultatin 4-1 me Shkumbinin. Po kaq fituan dhe AF Elbasani kundër Albpetrolit edhe Devolli kundër Tepelenës.

AF Luftëtari u mjaftua me dy gola kundër Labërisë, ndërsa Delvina mundi me rezultatin minimal Butrintin.

Maliqi gjithashtu fitoi me katër gola kundër Memaliajt, pa i lënë këta të fundit të shënonin të paktën një.

Pogradeci vazhdon të jetë në vendin e parë me 22 pikë, e ndjekur nga Af Elbasani dhe AF Luftëtari.

REZULTATET

POGRADECI 4-1 SHKUMBINI

AF ELBASANI 4-1 ALBPETROLI

AF LUFTËTARI 3-1 LABËRIA

DEVOLLI 4-1 TEPELENA

MALIQI 4-0 MEMALIAJ

DELVINA 1-0 BUTRINTI

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"