Kategoria e Dytë, Grupi A/ Vora dhe Luzi 2008 triumfojnë me goleadë, Tirana B nuk fal në shtëpi. Ja rezultatet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 7, 2020 | 17:23

Kategoria e Dytë, Grupi A/ Vora dhe Luzi 2008 triumfojnë me goleadë, Tirana B nuk fal në shtëpi. Ja rezultatet

U luajtën ditën e sotme 4 sfidat e vlefshme për javën e 17-të të Kategorisë së Dytë, Grupi A, ku nuk munguan rezultatet surprizë. Dy skuadra pretendente të këtij grupi, Vora dhe Luzi 2008, arritën të triumfonin me rezultate të thella.

kategoria_e_dyte_nr-470x237-470x237-470x2371-470x237

Skuadra vorake, mposhti Sopotin në shtëpi me rezultatin 4-0, ndërkohë që Luzi triumfoi në transfertë përballë Adës me shifrat 1-5.

Në 2 sfidat e tjera, Vllaznia B barazoi në shtëpi ndaj Spartakut, ndërkohë që Tirana B, mposhti Klosin me rezultatin 2-1. Për sa i përket sfidës mes Gramshit dhe Mirditës, ajo nuk u zhvillua për shkak të kushteve të vështira atmosferike dhe terrenit tepër të rënduar. Kujtojmë që në Grupi B të Kategorisë së Dytë, Vora dhe Luzi 2008 kryesojnë kampionatin me pikë të barabarta.

REZULTATET:

VORA-SOPOTI 4-0

ADA-LUZI 2008 1-5

TIRANA-KLOSI 3-2

VLLAZNI B – SPARTAKU 0-0

GRAMSHI-MIRDITA (E SHTYRË)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"