Kastrioti rigjen Markun, sulmuesi lë pas dëmtimin: Marrim pikë në Kamzë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 11, 2018 | 17:50

Kastrioti rigjen Markun, sulmuesi lë pas dëmtimin: Marrim pikë në Kamzë

Kastriotin e pret një transfertë e largët nesër, pasi do të udhëtojë drejt Peshkopisë për t’u përballur me Korabin, takim i vlefshëm për Kupën e Shqipërisë. Tri ditë më pas, krutanët do të luajnë sërish në transfertë, këtë herë për javën e katërt të Superiores ndaj Kamzës. Sulmuesi Taulant Marku, i cili rikthehet pas dëmtimit dyjavor, mendon se ndeshja e Kupës do të jetë prova gjenerale para përballjes në kampionat.

taulant marku

“Ndihem mirë pas dëmtimit dhe tashmë jam rikthyer më i fortë se kurrë. Kjo javë është mjaft e ngarkuar për ne. Në Kupë nuk kemi objektiva konkretë, mirëpo do të luajmë futboll dhe do të kërkojmë fitore në ndeshjen e parë në Peshkopi. Sa i takon ndeshjes me Kamzën, është e vështirë, pasi kundërshtari luan mirë futboll. Ne e respektojmë dhe do të shkojmë të bëjmë lojën tonë. Jam i bindur që do të dalim me pikë nga Kamza. Këtë e them, pasi skuadra ka elementë cilësorë dhe me eksperiencë, por mbi të gjitha nga dita në ditë po fiton harmonizimin e munguar në javët e para.

Tashmë jemi si një trup i vetëm dhe kjo më bën të besoj se do të arrijmë të marrim pikë në këtë transfertë. Dëshira është e madhe që të zhbllokohem sa më shpejt, duke shënuar që ndaj Kamzës”, deklaroi Marku për “Panorama Sport”.

Bujar Balliu

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"