Kastrioti humbet miqësoren e dytë, skuadra kosovare mund krutanët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 30, 2019 | 21:32

Kastrioti humbet miqësoren e dytë, skuadra kosovare mund krutanët

Kastrioti ka luajtur mbasditen e sotme, miqësoren e dytë brenda 24 orëve. Ndryshe nga takimi i djeshëm që është fituar nga krutanët 3-0 ndaj Turbinës, këtë herë skuadra e Ndreut, ka humbur 0-2.

kastrioti

Vushtrria ka qenë ekipi që ka mundur Kastriotin dhe i ka dhënë të kuptoj se ka ende shumë punë për të bërë në këtë fazë përgatitore.

Golat për skuadrën kosovare janë shënuar nga Shala në minutën  e 8-të dhe nga Ahmeti në minutën  e 75-të të takimit.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"