Kastrioti, dilema për dy talentet e saj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 22, 2019 | 18:47

Kastrioti, dilema për dy talentet e saj

Kastrioti i sezonit të ri pritet të jetë një skuadër që do të pësojë disa ndryshime që janë të paevitueshme.

patrik bardhi

Kështu, largimet e disa prej lojtarëve kryesorë do të zëvendësohen me të tjerë emra me kualitet dhe eksperiencë në Kategorinë e Parë, me synimin për t’u rikthyer sa më shpejt në Superiore. Pas konfirmimit të trajnerit Ndre dhe ndihmësve të tij, në ditët në vijim do të ketë edhe të tjera konfirmime, teksa pritet që të nisin edhe lëvizjet e para sa i takon merkatos në hyrje.

Aktualisht kanë nisur negociatat me disa lojtarë, dy prej tyre ishin pjesë e Kamzës sezonin e shkuar, ku krutanët kanë shfaqur interes. Mirëpo, aktualisht emrat e këtyre lojtarëve vijojnë të mbeten enigmë. Sa u takon lojtarëve që u përfolën për t’u shitur në këtë merkato vere, aktualisht negociatat kanë mbetur në “vendnumëro”, qoftë për Julian Shehun, ashtu edhe për Patrik Bardhin.

julian shehu

Të dy lojtarët janë kërkuar nga ekipet kryesore në vend dhe jo vetëm, por ende asgjë nuk është konkretizuar, pavarësisht se kishte akord paraprak për Shehun te Partizani dhe për Bardhin te skuadra turke, Ekisehirspor.

Bujar Balliu

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"