Kapiteni i Realit, thumba Barcelonës dhe Bajernit: Ne flasim në fushë!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 1, 2018 | 17:33

Kapiteni i Realit, thumba Barcelonës dhe Bajernit: Ne flasim në fushë!

Serxho Ramos hesht kritikët dhe akuzuesit kundër Realit. Kapiteni madrilen thotë se skuadra e tij flet në fushën e lojës dhe jo jashtë saj. Në konferencën për shtyp përpara sfidës me Bajernin, mbrojtësi thumbon Barcelonën duke thënë se Champions-i vlen më shumë sesa kampionati dhe kupa.

Ramos

NDESHJA- “Reali ka një mundësi të artë për të luajtur një tjetër finale dhe kjo sjell motivim shtesë. Por, ne dimë si të shkojmë në finale, pasi e kemi arritur edhe më parë. Jemi një hap larg finales së tretë radhazi”.

AKUZAT- “Ne kemi respekt maksimal për të gjithë. Nuk na intereson çfarë thotë një lojtar apo çdo person i Bajernit. Ne flasim gjithmonë në fushë dhe jo jashtë saj. Historia e Realit e tregon këtë gjë dhe Madridi ka bërë gjithmonë ndeshje të mëdha kundër rivalëve direkt”.

ZGJEDHJA- “Nuk e di kë të zgjedh mes Kupës dhe kampionatit apo Champions-it. Varet për kë është pyetja dhe në çfarë momenti bëhet. Barcelona mori dy tituj dhe mendoj se është një vit madhështor për ta. Por, të fitosh Champions-in është një plus i madh. Mendoj se vlen po aq sa dy të parët. Varet nga ata që pyet. Nëse ne fitojmë Champions-in sigurisht që do të ishte një vit i shkëlqyer”.

PARAKALIM- “Ajo që ka dhënë Zidan, do të zbatohet. Po i japim shumë rëndësi temës së parakalimit të Barcelonës si kampione dhe nuk e meriton. Ata duhet ta shijojnë titullin kampion dhe ne të vazhdojmë punën tonë në Champions, duke tentuar të eliminojmë gjermanët dhe të shkojmë në Kiev”.

CHAMPIONS- “Unë do t’i konsideroja të gjithë të rëndësishëm për Realin. Askush nuk ka fituar dy Champions radhazi dhe ne e bëmë. Dhe shpresoj që trofeu më i rëndësishëm është ai që mund të fitojmë në Kiev”.

TRAJNER- “Do të bëhem pas një viti…” (qesh).

SEKRETI- “Një nga elementet më të rëndësishëm të këtij Reali është fakti që i studiojmë mirë mundësitë ku mund t’u bëjmë keq rivalëve. Pas rezultatit 1-1 duhet të shënonim patjetër. Ne jemi shumë kompaktë në mbrojtje dhe dimë të bëjmë keq në sulm. Kështu vepruam dhe ia dolëm të shënonim golin e dytë. E dimë që në kundërsulm jemi të frikshëm”

.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"