Kapiteni i Pogradecit “arkivon” Skënderbeun: Treguam se jemi të barabartë edhe me ekipet e Superiores

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 15, 2020 | 10:55

Kapiteni i Pogradecit “arkivon” Skënderbeun: Treguam se jemi të barabartë edhe me ekipet e Superiores

Pogradeci i ka mbyllur llogaritë me Kupën e Shqipërisë, gjithsesi nuk ka vend për dramë. Një eliminim nga Skënderbeu nuk shihet si dobësi dhe këtë mendim ka kapiteni Saimir Jahaj. Gjatë një prononcimi të dhënë për “Panorama Sport”, ai shpjegon se tashmë të gjitha energjitë do të përqendrohen te kampionati.

Jahaj

“Nuk është fundi i botës. Të eliminohesh nga Skënderbeu nuk tregon se jemi të dobët. Kjo ndeshje nxori në pah se jemi një ekip që luajmë si të barabartë me çdo ekip, qoftë ky edhe i Superiores. Diferenca në këtë ndeshje ishte fakti se kundërshtarët kanë shfrytëzuar rastet, ndërsa ne i kemi shpërdoruar ato. Tani jemi fokusuar te Kategoria e Parë.

E nisëm keq, por mos na gjykoni nga një humbje transferte. Mua më shumë më mundon fakti se nuk po i shfrytëzojmë rastet e krijuara. Ky është një fenomen që duhet kaluar sa më shpejt. Unë mendoj se, jo vetëm sulmuesit, por të gjithë duhet të shënojmë dhe besoj fort në këtë. Kjo do të jetë primare në arritjen e fitoreve dhe unë jam i bindur se do të rikthehemi shumë herë më të fortë dhe më mirë se deri tani”, ka përfunduar Jahaj.

ROMEO XINXIFI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"