Kapiteni i Korabit kanjë apel për skuadrën, Redi Veriu sfidon dibranët: Partizani B luan me mentalitet fitues

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 28, 2020 | 10:57

Kapiteni i Korabit kanjë apel për skuadrën, Redi Veriu sfidon dibranët: Partizani B luan me mentalitet fitues

Partizanit B nuk i del inati nga humbja e fundit në Burrel. Edhe pse nesër do të kenë një tjetër ndeshje, të kuqtë kujtojnë si u masakruan nga gjykimi në “Liri Ballabani”. Është Redi Veriu që e jep këtë deklaratë, teksa flet për “Panorama Sport”. Mesfushori me tipare sulmuese nuk ngurron që edhe t’i provokojë matjanët.

Redi Veriu

“Vërtet nuk kemi asnjë pikë, por situata në ekipin tonë është pozitive. Ne nuk e meritonim humbjen me Burrelin. Luajtëm bukur dhe ishim shumë pranë fitores, por gjykimi skandaloz na masakroi. Nesër do të ndeshemi me Korabin kryesues, që ka në përbërje lojtarë shumë më cilësorë sesa Burreli. E kam ndjekur edhe në kronika dhe parashikoj se nuk do ta kemi të lehtë. Megjithatë, nuk kemi në plan që të dorëzohemi pa luftuar. Në fund të fundit luajmë në shtëpi, ndaj do ta shfrytëzojmë faktorin fushë. Do të luajmë me mentalitet fituesi dhe regjistrojmë pikët e para në tabelën e renditjes. Trajneri ka punuar me ne edhe psikologjikisht dhe mendoj se kemi forcën e duhur për t’ia dalë”, u shpreh 20- vjeçari. ABDULLA DUSHKU

mziuKorabi po kalon një moment të mirë dhe këtë e tregojnë edhe rezultatet e arritura deri më tani. Dibranët janë në krye me 9 pikë dhe këtë ecuri nuk kanë në plan që ta ndalin përballë Partizanit B. Kapiteni Sokol Mziu beson te vazhdimësia dhe këtë e thotë për “Panorama Sport”. “Ky sezon ka nisur mjaft mirë për ne. Në 3 ndeshjet e para, kemi marrë pikët e plota. Ajo që na gëzon më shumë është kolona e golave të pësuar, e cila është zero. Më të vërtetë mund të duket surprizë ecuria jonë, por nuk është edhe aq rastësi. Këto rezultate janë fryti i punës së madhe që është bërë. Kemi një kontingjent cilësor, ku ndërthuret në perfeksion talenti dhe eksperienca. Ky grup do luftoj fort në çdo ndeshje, ndaj po i trajtojmë që të gjitha si finale. E tillë është edhe kjo me Partizanin B, të cilën e kemi marrë shumë seriozisht. Në grupin tonë nuk ka përballje të lehta dhe për të arritur synimin madhor që i kemi vënë vetes, gabimet janë të ndaluara”, përfundoi mesfushori i dibranëve. BUJAR BALLIU

Korabi po kalon një moment të mirë dhe këtë e tregojnë edhe rezultatet e arritura deri më tani. Dibranët janë në krye me 9 pikë dhe këtë ecuri nuk kanë në plan që ta ndalin përballë Partizanit B. Kapiteni Sokol Mziu beson te vazhdimësia dhe këtë e thotë për “Panorama Sport”. “Ky sezon ka nisur mjaft mirë për ne. Në 3 ndeshjet e para, kemi marrë pikët e plota. Ajo që na gëzon më shumë është kolona e golave të pësuar, e cila është zero. Më të vërtetë mund të duket surprizë ecuria jonë, por nuk është edhe aq rastësi. Këto rezultate janë fryti i punës së madhe që është bërë. Kemi një kontingjent cilësor, ku ndërthuret në perfeksion talenti dhe eksperienca. Ky grup do luftoj fort në çdo ndeshje, ndaj po i trajtojmë që të gjitha si finale. E tillë është edhe kjo me Partizanin B, të cilën e kemi marrë shumë seriozisht. Në grupin tonë nuk ka përballje të lehta dhe për të arritur synimin madhor që i kemi vënë vetes, gabimet janë të ndaluara”, përfundoi mesfushori i dibranëve. BUJAR BALLIU

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"