Kapiteni bën analizën, Metani: Kthesa e Tërbunit nis me Besën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 24, 2021 | 11:18

Kapiteni bën analizën, Metani: Kthesa e Tërbunit nis me Besën

Tërbuni synon të bëjë kthesën përballë kavajasve. Ekipi ka arkivuar deri tani më shumë barazime sesa fitore dhe një e tillë e mundshme do t’u bënte shumë punë pukjanëve.

Metani5

Edhe pse sezoni nisi me pretendime të mëdha, ecuria e deritanishme lë për të dëshiruar. Stafi teknik po punon me ritme të larta me ekipin dhe vëmendja është përqendruar e gjitha te ndeshja me Besën. Kapiteni Mikel Metani, për “Panorama Sport”, në prag të ndeshjes me kavajasit, u shpreh: “Po punojmë fort nën urdhrat e trajnerit Beqiri.

Takimin e radhës do ta luajmë në fushën tonë. Kam besim se nuk do t’i zhgënjejmë tifozët pasi takimi me Besën ka marrë vlerësim maksimal. Duhet të jemi të kujdesshëm të mos shpërdorojmë rastet e krijuara dhe t’i finalizojmë me gola drejt portës kundërshtare. Duke shpërdoruar po dënojmë veten dhe u kemi krijuar mundësi kundërshtarëve të marrin pikë përballë nesh.

Luajmë shumë mirë, por çalojmë në finalizim. Unë kam besim se Tërbuni do të bëjë kthesën që në ndeshjen e radhës ndaj Besës. Nëse ne duam të ecim sa më lart në renditje, duhet të jemi të vëmendshëm pasi kemi shumë takime përpara dhe duhet t’i vlerësojmë maksimalisht për të arritur aty ku ne dëshirojmë”.

Takimi Tërbuni-Besa zhvillohet sot në orën 13:30 në stadiumin “Ismail Xhemaili”, ku shpresohet që pukjanët të kenë edhe mbështetjen e tifozërisë vendase.

t

DITMIR PEMA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"