Kapitenët e huaj, Agiare “bingo” vetëm me gjashtë ndeshje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 14, 2021 | 19:50

Kapitenët e huaj, Agiare “bingo” vetëm me gjashtë ndeshje

Beniamin Agiare e pati “bingo” fatin e kapitenit tek Apolonia. U komandua apriori, pa respektim të statusit “zëvendës” dhe pa votim brenda skuadrës, por me urdhër të prerë të presidencës, me motivimin si lojtari më i vjetër në grup, paçka se ganezi as dy fjalë shqip nuk dinte…

AGIARE APOLONIA

26-vjeçari Agiare vijon të jetë kapiten i Apolonisë prej 7 javësh, duke qenë i pesti futbollist joshqiptar kapiten në Fier, të gjithë gjatë presidencës “Kokëdhima”.

I pari ka qenë sulmuesi Sead Haxhibuliç, pastaj Mladen Bërkiç, Çarls Ofojen dhe Sodiq Atanda, ky i fundit asokohe vetëm 21 vjeç. Të gjithë të tjerët e sipërpërmendur janë “graduar” kapitenë pas një përvoje të konsiderueshme, të paktën njëvjeçare tek Apolonia, ndërsa Agiares i ndriti ky fat pas vetëm 6 ndeshjesh si pjesë e Apolonisë…

BUJAR RAMA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"