Kapelo sugjeron klubet për Lautaron dhe Halandin: Më mirë tek Interi sesa te Barcelona, norvegjezi i përshtatet…Liverpulit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 22, 2020 | 23:56

Kapelo sugjeron klubet për Lautaron dhe Halandin: Më mirë tek Interi sesa te Barcelona, norvegjezi i përshtatet…Liverpulit

Fabio Kapelo ka analizuar dy sulmuesit e momentit, Lautaro Martinez dhe Erling Haland. Trajneri italian e këshillon argjentinasin e Intetit që të bëjë kujdes me zgjedhjen sepse te Barcelona rrezikon të qëndrojë në stol. Nga ana tjetër për Halandin thotë që është përbindësh goli, pavarësisht se në aspektin teknik duhet të përmirësohet akoma më shumë.
Kapelo

ELOZHET – “Lautaro Martinez është një lojtar shumë i mirë dhe ka gjithçka: kualitetin, shpejtësinë kur lëviz dhe sfidon portierin. Të shkojë te Barcelona dhe të luajë si titullar me Luis Suarezin do të jetë shumë e vështirë. Për mendimin tim, më mirë të qëndrojë tek Interi sepse është titullar. Më mirë aty sesa të qëndrojë në stol te Barcelona”.
haland
HALAND – “Është potent dhe lëviz mirë me topin, pavarësisht gjatësisë së trupit. I mungon pak teknika, por ka shpejtësi dhe shënon gola. Me fizikun që ka nuk mund të ndalet. Mendoj se mund të përshtatet mjaft mirë në Premier Ligë. Në një skuadër si Liverpuli do të përshtatej shumë mirë, me Manenë dhe Salahun. Haland është një përbindësh goli dhe do të përshtatej mjaft mirë”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"