Kaos në Ligën e Europës, tifozët ndërpresin për 10 minuta ndeshjen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 8, 2018 | 23:00

Kaos në Ligën e Europës, tifozët ndërpresin për 10 minuta ndeshjen

Tifozët ukrainas të Vorskla Poltavës ndërprenë për 10 minuta sfidën e Ligës së Europës ndaj Karabakut të Ansi Agollit.

1541714418_315903_1541714502_noticia_normal-750x430 (1)

Ata ndezën në pjesën e dytë flakadanë dhe fishekzjarrë që krijuan një tymnajë të madhe që pushoi stadiumin, teksa arbitri u detyrua ta ndërpriste ndeshjen deri sa reja e tymit të largohej.

Skuadra azerbajxhanase arriti të triumfonte me rezultatin 0-1 në transfertë duke marrë 3 pikët e para në fazën e grupeve. Ansi Agolli ishte i padisponueshën për këtë takim, ndërsa shqiptari tjetër, Ardin Dallku, që aktivizohet në radhët e Vorsklas e ndoqi ndeshjen nga stoli.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"