Kaos me ndarjen, zbardhen grupet e Kategorisë së Dytë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 13, 2017 | 9:36

Kaos me ndarjen, zbardhen grupet e Kategorisë së Dytë

Kategoria e Dytë do të vazhdojë të jetë e ndarë me dy grupe nga 13 skuadra edhe për sezonin 2017-2018. Dje, Komiteti Ekzekutiv i FSHFsë ka miratuar strukturën dhe ka bërë ndarjen e klubeve në dy grupet: Veri dhe Jug. Mirëpo, në mënyrë absurde, FSHF ka hezituar të publikojë për mediat ndarjen përfundimtare të klubeve në grupet respektive.

fshf

“Panorama Sport” zbulon se ka pasur debate për shtimin ose jo të skuadrave, duke qenë se klubi i Skraparit ka bërë një kërkesë pas përfundimit të sezonit të kaluar. Skrapari e mbylli sezonin i parafundit, por u rrëzua nga kategoria, pasi Gramozi rival fitoi një ndeshje në tavolinë me Këlcyrën (vendimi u mor pas mbylljes së kampionatit).

Grupe

Gazeta mëson se Elbasani do të përfshihet në grupin e Jugut, ndërsa Sopoti në atë të Veriut, duke u mohuar kështu derbin e prefekturës. FSHF ka vendosur që edhe Albpetroli, i cili në sezonin e kaluar mori pjesë në grupin e Veriut, të spostohet tashmë në Jug. Ndërsa ekipet B të skuadrave si Partizani, Kukësi dhe Tirana do të vazhdojnë të militojnë në grupin e Veriut edhe sezonin e ardhshëm.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"