Kanë shënuar 28 gola, mësoni cila skuadër ka sulmin më të mirë në Superiore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 16, 2021 | 19:19

Kanë shënuar 28 gola, mësoni cila skuadër ka sulmin më të mirë në Superiore

Ekipi i Partizanit është në krye të renditjes sa i takon golave të shënuar. Para se të luhej java e 19-të në Kategorinë Superiore, Vllaznia dhe “demat” e Dajës kishin të njëjtën kuotë golash të shënuar.

Ferhan Hasani Partizani

Të dyja ekipet e kreut, kishin shënuar nga 25 gola. Vllaznia arriti të fitojë me rezultatin e ngushtë 1-0 kundër Apolonisë, duke u ngjitur në kupton e 26 golave, ndërsa Partizani i shënoi 3 Kastriotit në transfertë, duke u bërë sulmi më i mirë në Superiore me 28 gola të shënuar.

Golashënuesi më i mirë te Partizanit është Jasir Asani me mesfushorin anësor që ka tundur 5 herë rrjetën në 11 ndeshje si titullar. 25-vjeçari ndiqet nga Tedi Cara i cili shpeshherë ka ardhur nga stoli dhe ka shënuar 4 herë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"