“Muçi i jashtëzakonshëm”, Dinamo Tbilisi i prezanton tifozëve Tiranën, por ata e njohin më mirë: Egbo që na…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 9, 2020 | 23:58

“Muçi i jashtëzakonshëm”, Dinamo Tbilisi i prezanton tifozëve Tiranën, por ata e njohin më mirë: Egbo që na…

Pasi u mësua shorti, ku Tirana do të përballet me Dinamo Tbilisi, që fitoi titullin në Gjeorgji, skuadrat kanë filluar të studiojnë njëra-tjetrën.

foto tirana para finales

Për këtë arsye, skuadra gjeorgjiane nëpërmjet faqes zyrtare, ka menduar t’i prezantojë tifozëve kundërshtarin e tyre në raundin e parë kualifikues në Ligën e Kampioneve.

“Tirana kampione e Shqipërisë, është krijuar si klub një shekull më parë dhe është skuadra më e titulluar në vend. Tirana ka fituar titullin kampion 25 herë, 16 herë Kupën dhe 11 herë Superkupën, teksa së fundmi e fituan titullin pas 11 viteve pritje. Më i miri i skuadrës ishte Majkëll Ngo, i cili realizoi 13 gola.

Argjentinasi Agustin Torasa dhe Elton Kale kanë shkëlqyer në sulm. Sulmuesi shqiptar, Ernest Muçi është gjithashtu i jashtëzakonshëm. Ekipi drejtohet nga 47-vjeçari Emanuel Egbo. Dinamo dhe Tirana janë përballur në 2003/2004, kur pasi fitonim 3-0 ndeshjen e parë, eliminoheshim nga penalltitë në ndeshjen e kthimit e cila u mbyll 3-0 në favor të kundërshtarit.”, shkruhet në prezantimin e Dinamo Tbilisi për Tiranën.

TIRANA STERVITJE

Megjithatë vëmendjen e tërheqin komentet e tifozëve, të cilët duket se gjithashtu e njohin mirë skuadrën bardheblu. “Gjithashtu do të jetë e jashtëzakonshme, pasi portieri që na priti dy penallti, Emanuel Egbo, tano do jetë trajneri i tyre”, shkruan një nga tifozët.

“Shqiptarët janë me fat, iu ra kundërshtari më i dobët”, shkruan një tjetër komentues.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"