Kamzën e braktisin të gjithë, i zënë edhe stadiumin…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 26, 2019 | 19:17

Kamzën e braktisin të gjithë, i zënë edhe stadiumin…

Kamza është e brakti sur pothuajse nga të gjithë, pas dënimit të rëndë që mori sezonin e fundit, kur ishte pjesë e Superiores. Familja Qarri është e vetme në krye të kësaj skuadre, e cila kërkon mbijetesën në Kategorinë e Dytë.

kamza-stadium

E ka braktisur edhe bashkia, që nuk është bërë e gjallë edhe pas disa tentativave për bashkëpunim nga ana e presidentit Naim Qarri. Ishte vënë në dyshim pjesëmarrja në aktivitet, por dje skuadra i është kthyer fushës stërvitore, nën drejtimin e dy trajnerëve, Ergys Luga dhe Albi Subashi, të cilët kanë drejtuar për shumë kohë ekipet e moshave të këtij klubi.

Kamzes i zene stadiumin

STADIUMI I ZËNË – Në seancën e parë ishin 15 lojtarë të pranishëm. Kjo seancë ishte planifikuar të zhvillohej në stadiumin e Kamzës, por ky stadium aktualisht është zënë nga familjet e dëmtuara nga tërmeti dhe përmbytjet. Këto familje janë vendosur në dhomat e zhveshjes së stadiumit, ndërsa në mes të fushës janë vendosur çadra. Në këto kushte, stërvitja e Kamzës është zhvendosur në një nga fushat stërvitore të ekipeve të moshave. Iniciator është bërë trajneri Ergys Luga, duke dhënë kontributin e tij personal për të mos e humbur stërvitjen.

ergys luga

Drejtimin e Kamzës pritej ta merrte trajneri Sinan Bardhi, por në fund situata ka ndryshuar. Seanca e parë stërvitore zgjati rreth 90 minuta dhe u përqendrua te ngarkesat fizike. Luga është trajner i përkohshëm, pasi në vazhdim skuadrën do ta drejtojë Albi Subashi.

Kamza lojtaret

“Jam i përkohshëm këtu, sa të marrë udhë skuadra e Kamzës.  Jam munduar të jap gjithçka në interes të kësaj skuadre në këto momente të vështira. Do të kontribuoj derisa skuadra të plotësohet dhe më pas atë do ta drejtojë trajneri Albi Subashi, sepse unë do të shkoj në Kinë, ku kam marrë një ofertë”, tha Luga.

ABDULLA DUSHKU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"