Kamza pa trajner, ja kush e vesh “petkun” e teknikut: Koha të marrim përgjegjësitë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 9, 2018 | 18:44

Kamza pa trajner, ja kush e vesh “petkun” e teknikut: Koha të marrim përgjegjësitë

Te Kamza gjithçka ka mbetur pezull që pas largimit të trajnerit Klodian Duro nga posti i trajnerit të skuadrës. Tashmë presidentin Qarri ende nuk është i bindur me alternativat që ka në tavolinë dhe në një takim ai u ka shprehur mbështetjen lojtarëve të tij.

Sebino Plaku

Ndërsa seanca e sotme stërvitore startoi me Bledi Vashakun, trajner i portierëve dhe Sebino Plakun i cili ka marrë përgjegjësitë për të mbuluar provizorisht rolin e trajnerit në skuadër. Ndërsa së fundmi në një prononcim për “Supersport” Plaku është shprehur:

“Më vjen keq, sepse si Devolli dhe Duro ndoshta u nevojitej më shumë kohë. Ndoshta edhe ne lojtarët duhet të rritim marshin dhe të marrim më shumë përgjegjësi. Duhet të ulim kokën, të bëjmë më të mirën dhe t’u kthehemi rezultateve pozitive. Kemi krijuar shumë raste këtë vit, por nuk kemi konkretizuar. Po mundohemi ta zgjidhim, nëse është çështje fokusimi apo diçka tjetër. Duhet ta gjejmë zgjidhjen tek vetja, duhet të jem më efikas. Do të jetë ngarkesë emocionale shumë e fortë për të dyja skuadrat, fitorja për ne është e domosdoshme.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"