Kamza në superformë, klubi premton premio para Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 1, 2017 | 21:14

Kamza në superformë, klubi premton premio para Partizanit

Fitorja në Laç e bën Kamzën “europiane”. Skuadra e drejtuar nga Ramadan Ndreu pas atij trepikëshi renditet e 4-ta dhe 10 pikë larg kryesuesve të Skënderbeut. Ndeshja përmbyllëse e javës së 8-të solli një fitore të papritur të Kamzës, në një fushë mjaft të vështirë siç është ajo e kurbinasve, duke fituar me golin e Plakut.

kamza

Ka qenë formacioni surprizë i këtij sezoni në futbollin shqiptar, që i ka ndëshkuar kurbinasit, në një 90-minutësh ku nuk mungoi tensioni. Por tashmë ky entuziaz- ëm dhe optimizëm ka kaluar dhe skuadra që dje ka nisur përgatitet për takimin e radhës kundër Partizanit. Ky 90- minutësh, që pritet me mjaft interes, do të ketë një numër të madh shikuesish, pasi në Kamzë ka me bollëk tifozë të të kuqve.

Drejtuesit që sot pritet që të nisin masat e para organizative për këtë takim, prej të cilit presin vazhdimësi. Skuadrës në këtë duel do t’i mungojë kosovari Mërgin Neziri, i cili u ndëshkua me kartonin e kuq kundër bardhezinjve. Ndërkohë, klubi u ka premtuar lojtarëve se do t’u shpërndajë një premio të majme në prag të ndeshjes me të kuqtë.

Stërvitja – Skuadra ka dalë dje në një seancë të lehtë kryesisht me futbollistët që nuk kanë qenë aktivizuar gjatë ndeshjes. Vazhdon me problem Idrizaj. Ndërkohë që paralajmërohet një stërvitje intensive ditën e sotme, ku tekniku Ndreu ka kërkuar që të gjithë lojtarët të marrin ngarkesë të plotë për ta lehtësuar punën dy ditë para ndeshjes kundër Partizanit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"