Kamza frymëzohet nga “Miss Globe”, Ndreu: Kthehem në Laç për… fitore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 30, 2017 | 9:36

Kamza frymëzohet nga “Miss Globe”, Ndreu: Kthehem në Laç për… fitore

Skuadra e Kamzës ka bërë seancën e fundit stërvitore dje në stadiumin e saj, e cila ka qenë më speciale se çdo herë tjetër. Për shoqëri dhe si një motivim ekstra për futbollistët ka shërbyer prania e konkurrenteve bukuroshe të “Miss Globe”, të cilat kanë bërë edhe një sfilatë në këtë stadium.

Miss Globe ne Kamez

Pas seancës stërvitore të fundit, që ka qenë edhe motivuese për lojtarët, ekipi është grumbulluar në një nga hotelet e kryeqytetit para ndeshjes kundër Laçit.

Xhelal Mziu dhe Miss Globe

TRAJNERI

Ramadan Ndreu është njeriu që do të rikthehet pas shumë vitesh në Laç, por këtë herë jo më si futbollist, si trajner, apo as si drejtor teknik. Këtë herë, tekniku do të ulet në pankinën e miqve me një objektiv të qartë: fitoren përballë Laçit, ish-skuadrës së tij në të shkuarën si futbollist, trajner apo edhe drejtues i saj.

ndreu

“Është një ndeshje mes dy skuadrave të një niveli të barabartë e duke qenë e tillë, edhe rezultatin nuk e parashikoj dot se nga do të anojë. Megjithatë, ne jemi të bindur në lojën tonë dhe shkojmë në Laç për të marrë tri pikë”, nis fillimisht fjalën e tij për “Panorama Sport”, trajneri Ndreu. Më tej, ai ka folur për mungesat dhe përgatitjen e ekipit. “Skuadra, pavarësisht mungesave që kemi pasur, është e përgatitur. Gjithashtu, kemi edhe lojtarë të tjerë, të cilët edhe ata janë të një niveli të mirë”, vijoi tekniku.

kamza ndreu

Për Ndreun, sot do të jetë një përballje me të shkuarën. “Kam qenë ishlojtar, ish-trajner dhe ishdrejtues i Laçit dhe në të tilla rrethana kjo ndeshje të emocionon, pasi do t’i kem kundërshtarë. Me Laçin kam një lidhje të hershme, shumë të hershme. Për të shkuarën time, kam një lidhje organike dhe kam krijuar shumë miq e shokë, ndaj ende ndiej respekt nga të gjithë laçianët.

Kamza Ndreu

Por futbolli kështu e ka, të përplas ngandonjëherë edhe me miqtë. Kjo është edhe bukuria e kësaj loje. Së fundi dua ta mbyll me këtë shprehje: Në Laç kam mbresat më të mira, i respektoj se i dua, më respektojnë se më duan”, deklaroi Ndreu.

Miss Glob

ABDULLA DUSHKU

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"