Kampione europe në “kick box”, Ilda Lelo tregon detaje nga eventi dedikuar vajzave

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 25, 2019 | 10:31

Kampione europe në “kick box”, Ilda Lelo tregon detaje nga eventi dedikuar vajzave

Një kampionat kick box-i vetëm për femrat u zhvillua në Vlorë pak ditë më parë. Vajzat nga gjithë Shqipëria, që ushtrojnë këtë sport, janë mbledhur së bashku për t’u ndeshur në ring me njëra-tjetrën. Qëllimi ishte ndërgjegjësimi për kancerin e gjirit, si dhe për të afruar sa më shumë vajza pranë kick-box.

Ilda Lelo

Plot 20 vajza, nga 6 ekipe të ndryshme të vendit, morën pjesë në këtë aktivitet duke i dhënë jetë pallatit të sportit në Vlorë.

Vlonjatja Ilda Lelo, është kampionia absolute e këtij sporti, duke fituar medalje të shumta në arenën kombëtare si dhe në atë ndërkombëtare. E ftuar në studion e emisionit “Ftesë në 5”, kampionia Lelo, foli në lidhje me këtë aktivitet, duke u shprehur:

“Ideja për këtë aktivitet lindi 2 muaj më parë. Bashkë me trajnerin Alban Alikaj, që është dhe mbështetësi kryesor, po mendonim të bënim një aktivitet dedikuar vajzave të kick-box-it. Në Shqipëri nuk është e lartë pjesëmarrja e vajzave në këtë sport. Menduam pse jo t’ia bashkëngjisnim tetorit rozë. Slogani ishte “lufto dhe jeto gjatë”.

Sporti jonë është për një jetë të shëndetshme dhe me të mirë. Ul hormonet që janë të dëmshme, që janë shkak për zhvillimin e kancerit të gjirit. Kishte pjesëmarrje nga të gjitha klubet e Shqipërisë. Këtë vit kishte më tepër pjesëmarrje. Ishte një kënaqësi e madhe të shikoje përmirësimin nga ana teknike.

Ilda

Po bëj rreth 6 vite që merrem me kick-box. Tashmë e kam dhe profesion. Aktualisht jam edhe trajnerja e gocave. Shpresoj që me kontributin tim, t’iu hap rrugën vajzave. Pjesëmarrja e ulët ka qenë një lloj pengese. Nuk kishte ku t’i tregoje aftësitë. Mbështetja ekonomike në sportin shqiptar dihet. Në Shqipëri ekziston federata e Kick-Box, organizohen kampione. Do të luftoj për të marr titullin kampion europe. Besoj se mund t’ia dal. Në datën 1 dhjetor do të zhvillohet përballja. Kur kemi ndeshje stërvitja dyfishohet. ”, u shpreh Lelo.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"