Kampionati U19 / Panik dhe ambulanca në Lezhë. Shkëlqen Tirana, skuadra e Alpin Gallos fiton me… jelekë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 25, 2017 | 21:23

Kampionati U19 / Panik dhe ambulanca në Lezhë. Shkëlqen Tirana, skuadra e Alpin Gallos fiton me… jelekë

Tirana i ka bërë një nisje të shkëlqyer kampionatit U-19, duke thyer Kukësin në transfertë me shifrat 0-8. Ky rezultat ka qenë befasues edhe për vetë bardheblutë, të cilët kanë pritur një kundërshtar më të fortë në fushën e lojës. Të rinjtë e Tiranës kanë qenë të pamëshirshëm në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Zeqir Ymeri”. Madje, me rastet e krijuara, ata mund merrnin një fitore me dyshifrore. Ai që ka shkëlqyer në këtë takim ka qenë Zenuni, i cili shënoi katër herë.

22014945_10214233197884363_522285847_n

GOLEADA

Në minutat e para skuadrat luajtën me shumë kujdes. Megjithatë, shumë shpejt Tirana mori iniciativën dhe arriti të dominonte me raste. Për golin e parë u deshën vetëm 14 minuta lojë. Pas një aksioni të rrjedhshëm, është Keqa që kalon në avantazh bardheblutë.

Kukësi duket i pafuqishëm për të reaguar dhe miqtë nuk e ulin aspak ritmin. Goli i dytë vjen shpejt dhe ka për autor Topallin. Këtu të besuarit e Bulkut fitojnë siguri në lojë dhe bëjnë spektakël. Kukësi shthuret totalisht dhe është Zenuni që në një hark të shkurtër kohor shënon dy gola të shpejtë, duke mbyllur pjesën e parë në shifrat 0-4 për Tiranën.

kuk-tir

Vendësit nuk e kanë forcën e duhur për të reaguar dhe pjesa e dytë është fotokopje e së parës. Është sërish Zenuni që nuk fal me një goditje mjeshtërore nga jashtë zone. Minutat kalojnë shpejt, teksa bardheblutë humbasin raste të arta për shënim. Megjithatë, mendon Zenuni për të ndëshkuar sërish Kukësin, ndërsa në fund ka vend edhe për dy gola të tjerë. Është Topalli që i çon shifrat në 7-0, duke shënuar golin e dytë personal, ndërsa në minutën e 85-të ishte Çela që vulosi triumfin spektakolar të bardhebluve në transfertën e Kukësit.

Abdulla Dushku

Bind Shkëndija e Pinarit

shen-part

Shkëndija e Luan Pinarit i jep leksion Partizanit në startin e kampionatit. Skuadra që përfaqë- son shkollën e mjeshtërisë së Tiranës ka qenë më superiore në lojë, duke shënuar nga një gol për çdo pjesë. Në minutën e 41-të ishte Këndezi që shpërtheu bukur në zonë dhe shënoi. Ndërsa afër fundit të lojës, Marku dyfishoi shifrat për vendësit.

Abdulla Dushku

Një derbi “i çmendur” në Durrës

teu-shken

Gola, kartonë të kuq dhe vetëm barazim. Teuta dhe Shkëndija e Durrësit kanë ndarë nga një pikë në ndeshjen e parë të kampionatit. Interesant është fakti se dy autorët e golave, Lajthia për Teutën dhe M.Hoxha për Shkëndijën, janë ndëshkuar me kartonë të kuq për shkak të ndë- rhyrjeve të rënda. Gjykimi i treshes fierake ka qenë në lartësinë e duhur.

Jeton Rexhmati

Panik në Lezhë, përplasje kokë më kokë mes lojtarëve

port-aka

Të rinjtë e Portos u dorëzuan në shtëpi para Akademisë Ajaks të Shkodrës, duke u mposhtur me shifrat 1-3. Të parët që e hapën serinë e golave ishin vendësit, ku pas një aksioni të shpejtë fitojnë një penallti. Pas goditjes së Danajt, grushton Marku, por sërish lojtari i Portos gjendet afër aksionit dhe e dërgon topin në rrjetë.

Pas pësimit të golit, të rinjtë e Akademisë Ajaks nuk u pajtuan, por ia dolën që ta gjenin barazimin me anë të Daijajt. Ndërsa në pjesën e dytë, Sala dhe Mila vulosën fitoren e merituar të shkodranëve.

INCIDENTI

Në minutën e 40-të, nga një përplasjeje kokë më kokë, dëmtohet lojtari i Portos, Erilio Gjoka. Pas situatës kaotike, i riu detyrohet të dërgohet me ambulancë në spital për kontroll të specializuar.

ambulanca te rinj lezhe

Gjoka kishte marrje mendsh dhe në këto kushte stafi mjekësor mendoi që ta dërgonte menjëherë në spital. Përplasja ishte shumë e fortë dhe i riu qëndroi disa minuta i shokuar. Megjithatë, pas disa orësh nga përplasja në fushë, situata e Gjokës u përmirësua.

Preng Gjikola

Zhgënjen Luftëtari

luft-flam

Luftëtari ka zhgënjyer tifozët e shumtë të pranishëm në ndeshjen ndaj Flamurtarit, duke humbur me rezultatin minimal 0-1. Penalltia e humbur nga Ardit Ziaji ndikoi jo pak për vazhdimësinë e lojës së gjirokastritëve. Vetëm në minutën e 83-të vlonjatët shënuan golin e avantazhit. Flamurtari luajti mirë, duke krijuar edhe raste të tjera.

Tomor Shehu

Dinamo, cinike në Kavajë

bes-din

Dinamo i falet golit të Ruços me penallti në Kavajë, për ta nisur kampionatin me triumf. Ndoshta për nga mënyra se si shkoi loja rezultati më i drejtë do të ishte barazimi, por kavajasit gabuan shumë në finalizimin e aksioneve. Besa dominoi me raste, teksa Gjongecaj, Kasa e Oshafi, mund dhe duhet të kishin shënuar për vendësit.

Feriz Ferizaj

Skënderbeu nuk fal

skend-pogr

Skënderbeu dhe Pogradeci kanë zhvilluar dje një ndeshje me shumë rivalitet, teksa diferencën e ka bërë një gol afër fundit, që u ka dhënë korçarëve fitoren 3-2. Tako, Asllani dhe Pëllumbi u bënë protagonistë për bardhekuqtë, ndërsa liqenorët shënuan me Bajraktarin dhe Dragojin. Jorgo Pëllumbi u bë hero me golin e triumfit.

Abdulla Dushku

Triumf me… jelekë

laci-akad

Akademia e Futbollit ka fituar në transfertë kundër Laçit, duke iu falur një goli të Xhekës në fundin e takimit. Para fillimit të takimit ka pasur një përplasje mes ekipeve për uniformat. Ngjyrat kanë qenë të njëjta, ndërsa miqtë e Akademisë nuk kishin marrë uniforma të dyta me vete. Në këto kushte, skuadra private nga Tirana ka luajtur me jelekë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"