“Kampionati për këtë sezon ndoshta ka përfunduar”, flet kreu i sindikatës: Duhet gjetur zgjidhje e përbashkët edhe për …

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 29, 2020 | 23:07

“Kampionati për këtë sezon ndoshta ka përfunduar”, flet kreu i sindikatës: Duhet gjetur zgjidhje e përbashkët edhe për …

Kreu i Sindikatës së Futbollistëve Italiane, Damiano Tomasi ka deklaruar këtë të diel se ndoshta kampionati për këtë sezon ka përfunduar.

tomasi

Tomasi del në këtë përfundim pas deklaratës së sotme të Ministrit Italian të Sportit dhe shton se në lidhje me shkurtimin e pagave duhet gjetur një zgjidhje e përbashkët.

tomi

“Nesër në tavolinë do të kenë dhe një element më shumë sesa në takimin e javës së shkuar, pra deklaratën e ministrit Spadafora. Egziston mundësia që të mbyllen këtu kampionatet. Më pas duhet konsideruar dhe ana formale e mbylljes së sezonit, që ka të bëjë me kontratat.

Coronavirus-6

 

Për sa i përket shkurtimit të pagave duhet gjetur një zgjidhje e përbashkët. Juventusi ka ecur një hap para në lidhje me këtë, por nuk ka asnjë problem. Në rast se lojtarët dhe klubi gjejnë gjuhën e përbashkët, atëherë nuk ka nevojë të ndërhyjmë ne,” tha Tomasi për “ANSA”-n.

 

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"