Kampionati italian bëhet çështje në parlament, dy senatorët: Jepini titullin vendit të parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 9, 2020 | 23:17

Kampionati italian bëhet çështje në parlament, dy senatorët: Jepini titullin vendit të parë

Çështja e kampionatit italian është bërë subjekt dhe në interperlancën për Ministrin e Sporteve Vinçenco Spadafora.

spadafora

Dy senatorët italianë Pier Ferdinando Kazini  dhe Valeria Fedeli i kërkuan ministrit Spadafora që të ndërpresë përfundimisht kampionatin italian dhe t’i japë titullin vendit të parë, i cili në momentin e ndërprerjes së kampionatit mbahet nga Juventusi.

“Disa federata kanë marrë parasysh ndërprerjen e kampionateve kombëtare për disiplina të caktuara përpara se të marrin vendimin përfundimtar. Nuk duket e papërshtatshme që t’i propozojmë Komitetit Olimpik dhe Federatave që t’u japin titujt skuadrave që mbajnë vendin e parë”, shkruan “Corriere dello Sport”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"