Kampionat i çmendur, Bylisi dhe Vllaznia surprizat e mëdha

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 7, 2019 | 10:34

Kampionat i çmendur, Bylisi dhe Vllaznia surprizat e mëdha

Java e 7-të është mbyllur me surpriza të mëdha. Pa frikë mund të themi se ky kampionat ka nisur në mënyrë të çmendur. Zyrtarisht kemi 4 ekipe që bashkëkryesojnë. Pas 630 minutash, Bylisi, Vllaznia, Teuta dhe Skënderbeu garojnë për vendin e parë me nga 12 pikë.

bylis

Një “luftë” më shumë se interesante dhe sidomos kur mendon se ballshiotët dhe shkodranët deri një sezon më parë ishin pjesë e Kategorisë së Parë. Skuadrat e Veljko Dovedan dhe Mirsad Jonuz (të dy me origjinë boshnjake) po bëjnë çudira. Edhe pse e kanë nisur pa pretendime madhore, po “shtangin” kundërshtarë që synojnë titullin.

Nuk mund të thuhet ende që është rritur niveli, por rivaliteti pa dyshim që po. Kategoria Superiore ka hyrë në një fazë të nxehtë, me diferenca që janë realisht minimale. Një humbje të zbret disa shkallë në renditje, ndërsa një fitore të çon në majë. Java e fundit është dalluar për lojë të fortë, penallti, të kuq, supergola, por mbi të gjitha për gola në shtesë.

vllazniaaa

Skënderbeu është shëmbëlltyra më e mirë, pasi fitoi me gola në minutat 92 dhe 94 përballë Luftëtarit dhe në të njëjtën linjë është edhe Flamurtari, që ia prishi festën Tiranës në të 92- ën, duke barazuar 2-2. Kampionët në fuqi të vendit shmangën humbjen me Teutën me 10 lojtarë. Ndërsa jo mirë e ka nisur Kukësi, që numëron 3 humbje deri më tani. Laçi dhe Luftëtari po mbahen me “shiringa”, ndërsa dy pikë për Flamurtarin nuk thonë ende asgjë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"