“Kam punuar kamariere”, gazetarja sportive rrëfen momentet e vështira në Amerikë dhe si nuk i dilnin paratë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 9, 2020 | 15:02

“Kam punuar kamariere”, gazetarja sportive rrëfen momentet e vështira në Amerikë dhe si nuk i dilnin paratë

Lei Kraja është padyshim një nga gazetaret sportive më të bukura të ekranit dhe ndër më të komentuarat në media.

lei kraja

Ajo mori famë të menjëhershme pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara atje ku është rritur dhe është shpallur Miss.

E ftuar këtë të mërkurë në emisionin “Soiree” me Jonida Shehun në Top Channel, ajo ka folur për historinë dhe eksperiencën e saj në Amerikë, ku ka treguar se nuk ka qenë gjithmonë aq e thjeshtë për të. Lei ka treguar se në vitin 1991 prindërit e saj kanë shkuar në New York dhe filluan gjithçka nga hiçi.

lei kraja

Vendosa që të bëhem e pavarur finaciarisht dhe të mos kem as nga mami dhe as nga babi ndihmë. Shkova në New York për të jetuar. Unë nuk shkova si modele në New York, modelingun e kisha më shumë si hobi dhe prindërit nuk e kanë pasur qejf fare këtë pjesën e shoëbizit, sidomos mami im që është diplomuar për 3 degë, e urren dhe nuk e kupton artin. Kështu që unë shkova në New York për ta provuar, për të bërë qejf. Isha single, 22 vjeç. Fillova punë në një zyrë aty, por nuk më dilnin paratë edhe fillova një punë të dytë si kamariere, banakiere. Më duket sikur kam jetuar një maratonë, nuk flija kurrë, më merrte malli për gjumë. Shkoja bëja ndonjë cast, ndonjë photoshooting. Kishte shqiptarë pafund dhe më pëlqente kjo gjë”, ka rrëfyer Lei Kraja në Soiree.

lei-kraja2

lei kraja3

lei-kraja4

lei kraja

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"