“Kam kaluar një situatë të vështirë, luftova për t’u rikthyer në fushë”, Krasniqi: Te Kukësi janë më agresivë se te Partizani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 28, 2020 | 19:41

“Kam kaluar një situatë të vështirë, luftova për t’u rikthyer në fushë”, Krasniqi: Te Kukësi janë më agresivë se te Partizani

Mbrojtësi i Kukësit, Gëzim Krasniqi, ishte një nga më të mirët në fushë në triumfin 1-0 ndaj Bylisit, në prononcimin pas ndeshjes, futbollisti nga Qerreti i Kavajës u shpreh:

Krasniqi

“Detyra jonë është të luftojmë dhe të triumfojmë ndaj çdo kundërshtari. Thjesht bëmë detyrën. Kam kaluar një situatë shumë të vështirë me veten. Bëra një dëmtim që nuk është i lehtë dhe të vë në dyshim vazhdimin e karrierës. Bëra luftë me vetë dhe çdo gjë për t’u rikthyer.

Qerreti i Kavajës ka nxjerrë shumë futbollista, 3 Krasniqa janë në qarkullim. Unë jam lojtar i Kukësit dhe mund të themi se jemi pak më të fortë se Partizani i viteve më para. Te Kukësi janë më kërkues dhe agresivë. Presidenti do pikët dhe ne duhet ta respektojmë këtë gjë”, u shpreh Krasniqi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"