Kale merr ofertë joshëse nga Arabia, Kukësi në sulm për liderin e Kamzës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 21, 2018 | 9:14

Kale merr ofertë joshëse nga Arabia, Kukësi në sulm për liderin e Kamzës

Edhe pse zyrtarisht ka mpionati përfundon të mërkurën, për Kukësin ai ka mbaruar që në datën 13 maj ku kampionët në fuqi barazuan me rezultatin 2- 2 me Luftëtarin në “Zeqir Ymeri”. Ekipi i drejtuar nga Peter Pakult arriti matematikisht vendin e dytë me pikën e marrë në shtëpi ndaj gjirokastritëve, ndaj skuadra nuk ka qenë krejtësisht e ingranuar në dy takimet e fundit kundër Teutës dhe Vllaznisë.

kale

Drejtuesit e Kukësit po mendojnë më tepër për riorganizimin e ekipit sesa për pikët e mbetura dhe ndeshjet e luajtura në këtë fundsezoni dhe, në kuadër të kësaj çështjeje, te Kukësi do ketë dhe lojtarë që pritet të largohen për të nisur aventura jashtë vendit.

Njëri prej tyre është braziliani Elton Kale, e cili ka ofertë konkrete nga Arabia Saudite, e cila e ka tunduar shtatshkurtrin, pasi kushtet financiare që arabët ofrojnë janë shumë të mira. Shifra është rreth 7 mijë euro rrogë mujore nga 2500 që braziliani përfiton te Kukësi aktualisht.

kale

Mesfushorit me tipare sulmuese, 29-vjeçar, i përfundon kontrata në fund të këtij sezoni, por nuk dihet se si ai do veprojë në rast se do i kërkohet që të transferohet në qershor drejt Arabisë, pasi klauzola që juristët e Kukësit i kanë vendosur, nuk e lejojnë që të largohet, pasi sezoni për të, sipas tyre përfundon kur Kukësi te ketë përfunduar Kupat e Europës.

Për këtë “ngërç” në kontratë, shumë prej futbollistëve të Kukësit i referohen largimit të Allës drejt Superligës së Greqisë, duke pretenduar që nëse Kukësi shkon në fazën e grupeve në Kupat e Europës, i bie që lojtarit t’i rinovohet automatikisht kontrata, ndaj ata e quajnë të ezauruar çështjen e kontratës që në përfundim të kampionatit. Një menaxher i njohur shqiptar që operon kryesisht në vendet arabe ka siguruar këtë kontratë për Kalenë.

kale kukesi teuta

Braziliani erdhi te Kukësi janarin e vitit 2017 dhe në gjysmën e sezonit të parë nuk bëri diferencën, ku luajti 15 takime e vetëm 8 prej tyre si titullar dhe shënoi 2 gola. Ndërsa aktuali ishte një supersezon i mesfushorit, ku ka luajtur plot 29 takime, të gjitha si titullar e ka shënuar 5 gola. Emri i ekipit mbahet i fshehtë nga lojtari dhe përfaqësuesi i tij. Ndërsa për momentin kanë nisur bisedimet për të zgjidhur ngërçin e kontratës me Kukësin.

PLAKU – Pritet që përforcimi i parë i Kukësit të jetë Sebino Plaku, i cili ka zhvilluar një sezon shumë pozitiv me Kamzën, ku ka shënuar plot 13 gola në 30 ndeshje. Tekniku Pakult ka dhënë pëlqimin për afrimin e tij dhe palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët në çdo gjë, përveç pagës.

Sebino Plaku

Presidenti Gjici ofron gjysmën e rrogës që kërkon sulmuesi, me pretendimin e moshës, por sulmuesi pretendon të kundërtën duke iu referuar sezonit që ka zhvilluar, e nga faktet është pikërisht Plaku që ka të drejtë.

plaku

Këtë operacion po e kryen Nderim Nexhipi që ka dhe njohje direkte me 33-vjeçarin. Pritet që negociatat të vijojnë dhe të gjendet emëruesi i përbashkët sa i përket aspektit financiar, pasi akordi mes palëve për pjesët e tjera është arritur. Afrim tjetër pritet të jetë Armend Thaçi, që gjithashtu me të është arritur akordi në parim.

SKERDILAID SULOZEQ

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"