Kaçen e ndjek “tersi” edhe te klubi i ri, lojtarët e Panathinaikosit bojkotojnë stërvitjen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 10, 2018 | 10:23

Kaçen e ndjek “tersi” edhe te klubi i ri, lojtarët e Panathinaikosit bojkotojnë stërvitjen

U duk se me huazimin te Panathinaikosi, karriera e Ergys Kaçes do të merrte të tjera ngyra, por jo! Mesfushorin e Kombëtares vazhdojnë ta ndjekin momentet aspak të mira. Kësaj here jo për shkak të aktivizimit, por për pagesa.

kace

Ditën e djeshme, skuadra nga Athina nuk zbriti në fushë për të protestuar ndaj drejtuesve të klubit, të cilët nuk i kanë shlyëer detyrimet ndaj futbllistëve. Lojtarët i kanë kërkuar presidentit Vasilis Kostantinou, të shlye pagat, në të kundërt, ekipi nuk do të stërvitet deri sa ata të paguhen.

Rezulton se klubi është futbollistët e Panathës deri në muajin tetor. Lajmi është konfirmuar nga mediat greke. Ndërsa jo më larg se javën e shkuar 20 herë kampionët e Greqisë u dënuan nga Federata Helene e Futbollit, me heqjen e 3 pikëve, për shkak se i detyroheshin 500 mijë euro një mbrojtësi gjerman.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"