“Ka sytë e tigrit”, elozhe pa fund të trajnerit të Empolit për Ardian Ismajlin: Po të shkoja në luftë do merrja një si ai

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 16, 2022 | 23:06

“Ka sytë e tigrit”, elozhe pa fund të trajnerit të Empolit për Ardian Ismajlin: Po të shkoja në luftë do merrja një si ai

Ardian Ismajli i ka bërë një start të mirë këtij edicioni në Serinë A, duke marrë vlerësime për lojën e tij me skuadrën e Empolit, Vlerësime të cilat kanë ardhur nga opinioni sportiv por edhe nga trajneri i tij, Paolo Zaneti, i cili në konferencën e sotme për shtyp, nuk ka kursyer elozhet për mbrojtësin e përfaqësues shqiptare.

ismajli

“Ardianin e kam njohur këtë vit, që nga takimi i parë mjaftoi një shikim për t’u kuptuar. Ai ka një karakter të jashtëzakonshëm, hyn në fushë me sytë e luftëtarit, ka sytë e tigrit”, tha fillimisht trajneri i Empolit i cili i ka dhënë mbrojtësit besimin që i mungonte në sezonin e kaluar ku disa herë u desh ta fillonte nga pankina.

“Unë dhe ai kuptohemi fluturimthi, pasi kemi të njëjtin mentalitet dhe nëse do të duhej të shkoja në luftë në këmbë, unë nuk do të kisha dyshime për të marrë me vete Ismajlin, Kjo është dhuntia e tij e madhe dhe meriton çdo gjë që po arrin”, ishte deklarata e Zanetit para mediave italiane për futbollistin e përfaqësueses shqiptare.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"