Ka shënuar 15 gola në 12 ndeshje, sulmuesi 22-vjeçar shqiptar refuzon ofertën e Malmos. Ja ku pritet të transferohet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 29, 2023 | 23:42

Ka shënuar 15 gola në 12 ndeshje, sulmuesi 22-vjeçar shqiptar refuzon ofertën e Malmos. Ja ku pritet të transferohet

Sulmuesi me origjinë shqiptare, Shkëlqim Vladi, po kalon një moment fanstik në ligën e dytë të Zvicrës me fanellën e Araut, teksa në 15 ndeshje ka arritur të realizojë 12 gola.

Vladi

Së fundmi bëhet me dije se klubi suedez i Malmos, kishe shfaqur interes për Vladin, mirëpo një marrëveshje e tillë mesa duket nuk do të realizohet. Gjithnjë sipas gazetës zvicerane “Blick”, 22-vjeçari do t’i bashkohet një skuadre në Superligën e Zvicrës, teksa për të kanë shfaqur interes Luzerni dhe Grashopers.

vladi2

“Vladi prej një kohe të gjatë është në listën e drejtorëve sportivë të Superligës së Zvicrës. Sipas informatave tona, Luzern dhe Grashopers janë të interesuar për shërbimet e tij. Të dy klubet janë të interesuara për një sulmues si Vladi i Araut”, shkroi “Blick”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"