Juvja mbyll një sy për Ronaldon, portugezi nuk do gjobitet. Bardhezinjtë kanë frikë nga… “autogoli”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 12, 2019 | 10:18

Juvja mbyll një sy për Ronaldon, portugezi nuk do gjobitet. Bardhezinjtë kanë frikë nga… “autogoli”

Zëvendësimi i Kristiano Ronaldos në ndeshjen me Milanin, ka trazuar disi situatën te Juventusi. Portugezi u largua direkt në dhomat e zhveshjes dhe kjo nuk i ka pëlqyer aspak tifozët dhe klubit.

Cristiano-Ronaldo-substitution-Juventus-AC-Milan-1202723

Nuk dihet ende zyrtarisht se çfarë do të ndodhë me Ronaldon, pasi të rikthehet nga Portugalia, por në Itali janë të sigurt se kjo çështje do të mbyllet me kaq dhe Juventusi nuk ka ndërmend që ta gjobisë yllin e skuadrës.

Do të ishte një “autogol” nga ana e bardhezinjve, pasi bëhet fjalë për një ikonë të futbollit. Ronaldo nuk është thjesht një lojtar, por është një simbol që ka ndihmuar Juventusin këtë sezon të rritet më shumë në fushën e lojës, por edhe në aspektin e marketingut.

Ronaldo555

Me të në skuadër, të ardhurat janë shumëfishuar dhe kontratat me sponsorët janë përmirësuar ndjeshëm. Një arsye e fortë që Anjeli të mbyllë një sy.

Nga ana tjetër është edhe reputacioni i Sarrit në mes dhe kështu pritet që gjoba të shmanget, por një falje nga ana e portugezit kundrejt Sarrit dhe ekipit do të ishte e nevojshme për të shuar njëherë e mirë polemikat.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"