Juventusi dëshiron t’i sjellë Ronaldos një mik të mirë, gati kontrata 4-vjeçare për yllin e Realit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 28, 2020 | 0:07

Juventusi dëshiron t’i sjellë Ronaldos një mik të mirë, gati kontrata 4-vjeçare për yllin e Realit

Juventusi interesohet të transferojë Marselon, një nga yjet e Real Madridit. Ndërsa të gjithë presin që futbolli të luhet përsëri, vëmendja e klubeve dhe tifozëve zhvendoset në lëvizjet e mundshme të merkatos për sezonin e ardhshëm.Cristiano-Ronaldo-et-Marcelo.

Sipas gazetës spanjolle “Marca”, kampionët italianë janë në gjurmët e Marselos, i cili ka një kontratë deri në vitin 2022 me Realin, por që nga fillimi i sezonit, për shkak të disa dëmtimeve, ai nuk ka gjetur shumë minuta me ekipin e Zidanit.

Thuhet se “Zonja e Vjetër” ka gati një kontratë 4-vjeçare për të.

Bardhezinjtë do të kërkojnë të përfitojnë nga marrdhënia e mirë që ka Marselo me Ronaldon, për ta marrl atë në Torino për sezonin tjetër.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"