Juventus në finale, Interit nuk i mjafton goli i Manajt (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 2, 2016 | 23:03

Juventus në finale, Interit nuk i mjafton goli i Manajt (VIDEO)

Inter-Juventus – Manaj shenon me penallti ne kohen shtese from Panorama Sport on Vimeo.

UPDATE/ Skuadra e Juventusit është kualifikuar për në finalen e Kupës së Italisë. Bardhezinjtë u mundën 0-3 në kohën e rregullt nga zikaltrit dhe kjo bëri që ndeshja të shkonte me luajtjen e kohës shtesë, për faktin se takimi i parë mes Juventusit dhe Interit në Torino ka përfunduar me rezultatin 3-0.

213014617-e4ce4692-1a77-480f-b65e-40d5616219af

Por në dy pjesët e kohës shtesë nuk pati gola në “San Siro” dhe skuadrat shkuan me ekzekutimin e 11-metërshave.

Penalltia e humbur nga Palaçio përcaktoi edhe rezultatin final të takimit. Në këtë ndeshje u aktivizua që nga minuta e 113′ edhe sulmuesi i Kombëtares, Rei Manaj. Trajneri Mançini i besoj atij edhe gjuatjen e 11-metërshit të tretë, të cilin ai e shndërroi në gol.

Pjesa e dytë

Në minutat e para të pjesë së dytë Ivan Perisiç dyfishoi rezultatin për Interin duke rihapur takimin. Skuadra e Mançinit mori në dorë frenat e lojës, duke dominuar lojën në ‘San Siro’. Marçelo Brozoviç realizioi dopietën e tij dhe golin e tretë për Interin në minutën e 82′. Ky rezulta bëri që skuadrat të shkonin në kohën shtesë.

Untitled-5Pjesa e parë

Skuadra e Mançinit kërkoi golin që në minutat e para të pjesës së parë. Zilaktrit u shfaqën më të motivuar duke gjetur edhe rrugën e rrjetës në minutën e 16′ me anë të Brozoviç. Goli i tij përcaktoi edhe rezultatin e pjesës së parë 1-0. Ndërsa skuadra e Juventusit u shfaq më e tërhequr në mesfushë, duke kërkuar të mbronte rezultatin e parë 3-0 në Torino.

manaj

FORMACIONET ZYRTARE:

INTER (4-3-3): Carrizo; Santon, D’Ambrosio, Jesus, Nagatomo; Brozovic, Medel, Kondogbia; Perisic, Eder, Ljajic.
Trajner: Mancini

JUVENTUS (4-3-1-2): Neto; Lichtsteiner, Rugani, Bonuçi, Alex Sandro; Cuadrado, Sturaro, Hernanes, Asamoah; Zaza, Morata.
Trajner: Allegri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"