Juve dhe Barça ndahen në paqe, Atletiko fiton ndaj Romës dhe shpreson. PSG tërmet 7 ballë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 22, 2017 | 22:45

Juve dhe Barça ndahen në paqe, Atletiko fiton ndaj Romës dhe shpreson. PSG tërmet 7 ballë

U zhvilluan ndeshjet e javës së pestë në Champions Ligë. Super sfida mes Juventusit dhe Barcelonës, u mbyll në një barazim pa gola. Rezultat ky i cili i shkon për shtat katalanasve, e cila mbetet në vendin e parë të grupit D.

juve barca

Atletiko Madrid arriti një fitore të rëndësishme, 2-0 ndaj Romës, dhe tashmë shpreson për një biletë në turin tjetër të Championsit. Në sfidat e tjera, PSG arriti një fitore të thellë, 7-1 ndaj Selltik.

grizman

Fitore shënuan edhe Bajerni i Mynihut, 1-2 ndaj Anderleht, si dhe Sportingu i Lisbonës, 3-1 ndaj Olimpiakosit të Pireut. Rezultat surprizë ishte fitorja e Bazelit, në minutat e fundit, 1-0 përballë Mançester Junajtid.

 

REZULTATET

Anderleht 1-2 Bajern Mynih

Atletiko Madrid 2-0 Roma

 

Bazel 1-0 Mançester Junajtid

Juventus 0-0 Barcelona

PSG 7-1 Selltik

 

Sporting 3-1 Olimpiakos

 

Në orën 18:00

CSKA Moskë 2-0 Benfika

Karabag 0-4 Çelsi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"