Justifikimi i Iulianos/ Pasi dështoi teknikisht, kthehet të flasë për bastet në Superiore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 15, 2018 | 12:40

Justifikimi i Iulianos/ Pasi dështoi teknikisht, kthehet të flasë për bastet në Superiore

Mark Iuliano flet për baste nga Italia tre muaj pasi është larguar nga aventura e dështuar në Shqipëri me klubin e Partizanit. Vërtet trajneri, që më shumë njihet si një ish-futbollist i Juventusit sesa për ndonjë sukses në trajning, mund të ketë dyshime për mënyrën sesi funksionojnë gjërat në Shqipëri, por duhet të flasë më së pari me Xhani De Biazin.

Iuliano2-470x264

Por, gjithashtu duhet të pyesë edhe Kristian Panuçin pse pranoi të merrte drejtimin e kuqezinjve. “Plaga” e basteve nuk është diçka e panjohur në kampionatin shqiptar, por ama do të ishte më e ndershme dhe natyrisht më etike që pakënaqësitë Iuliano t’i bënte të ditura që në momentin kur drejtonte Partizanin.

Çuditërisht, në atë periudhë trajneri ka folur vetëm pozitivisht për atë që ka parë në kampionatin shqiptar, ku dështimi i tij nga ana teknike ishte kolosal, e për më tepër me lojtarët që afroi, të cilët u larguan të gjithë, ashtu si ai, pa lënë asnjë gjurmë në klubin e kuq.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"