Josa tregon firmën me Laçin: Cilësia e lojtarëve nuk mungon, por ka probleme të tjera. Nuk më intereson kohëzgjatja e kontratës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 25, 2021 | 0:13

Josa tregon firmën me Laçin: Cilësia e lojtarëve nuk mungon, por ka probleme të tjera. Nuk më intereson kohëzgjatja e kontratës

Mirel Josa ka qenë si zakonisht i ftuar si një prej opinionistëve në ”Sport News Plus” në “News 24”, rol nga i cili do të largohet për shkak se tashmë ka marrë drejtimin e skuadrës së Laçit. Trajneri i njohur kryeqytetas ka treguar pak nga detajet e kësaj firme, duke theksuar se kohëzgjatja e marrëveshjes ishte shqetësimi i tij i fundit.

josa

“Akoma nuk i kam hyrë problemeve në thellësi. Problemi që duhet mësuar është se cilat kanë qenë ndryshimet që ka bërë kjo skuadër për të ardhur në ndryshimet në karakter lojë nga një vit në tjetrin. Këto do i diskutoj me stafin dhe administratën se si janë sjellë në përgjithësi futbollistët se nuk ka mundësi që një vit të jetë një sjellje e një tjetër, një sjellje tjetër. E kam nga pikëpamja e futbollit, jo morale. Ndaj mendoj që nuk duhet të them shumë gjëra. Puna është që jo më shumë se nesër në mëngjes do të prek skuadrën për herë të parë dhe do ta shoh, megjithëse e kam ndjekur në shumë ndeshje.

Fitorja e kësaj jave ishte e rëndësishme për skuadrën në momentet që ka kaluar, pretendimet ishin shumë të mëdha, nuk ka dalë ku duhet me cilësinë që ka. Mendimi im është se e para dua të shoh brenda për brenda skuadrën se cilësia e lojtarëve nuk mungon, por ka probleme të tjera që nuk dua t’i cek tani.

Objektivat janë të ngremë skuadrën psikologjikisht se ka ngërç. Ka ardhur se pretendimet janë shumë të mëdha dhe fitoret nuk kanë ardhur. Apo kur është pretenduar, kanë ardhur humbjet. Kohëzgjatja e kontratës nuk më intereson,. detajet e tjera do i sqaroj nesër me presidentin Laska”, tha Josa.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"