Josa mbledh ekipin pas derbit: Fitoni me Flamurtarin!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 30, 2017 | 12:32

Josa mbledh ekipin pas derbit: Fitoni me Flamurtarin!

Mirel Josa është munduar që të mbajë ekipin në “tonus”. Sigurisht që humbja dhemb, megjithatë kur janë bërë 14 javë pa fituar, tashmë kohë për të “qarë” nuk ka. Trajneri u ka dhënë moral të tijve, duke evidentuar futbollin e bukur që skuadra prodhoi. Por më shumë e ka vendosur theksin te Flamurtari, ku ka kërkuar me çdo kusht fitoren. Vetëm pikët në këtë transfertë delikate do të jepnin qetësi për mbijetesë.

josa

“Luajtët shumë mirë, kishim shanse të mëdha për të fituar. Por tani që kjo ndeshje iku, nuk dua që të merrem më me rezultatin. Të fokusohemi tek ajo që prodhuam dhe të njëjtën gjë pres edhe në Vlorë. Të gjithë e kemi të qartë se ajo sfidë duhet fituar patjetër”, mësohet të ketë thënë trajneri para se të niste seanca e djeshme stërvitore.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"