Josa luan finale kundër Dritës, presidenti i ekipit premton 100 mijë euro

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 18, 2018 | 11:40

Josa luan finale kundër Dritës, presidenti i ekipit premton 100 mijë euro

Prishtina do të luajë të dielën finalen e kampionatit kosovar përballë Dritës. Në rast të një fitoreje me 2 gola diferencë kryeqytetasit do të jenë ata që do të shpallen kampion. Çdo rezultat tjetër sheh Dritën kampione, pasi kryeson kampionatin.

remzi-ejupi-657x350-780x439
President i Prishtinës, Remzi Ejupi, në një intervistë për “Klan Kosova” ka premtuar se në qoftë se ekipi i tij arrin të marrë titullin kampion ai do të jap një premio prej 100 mijë eurosh. “Në rast se shpallemi kampionë, kemi vendosur në dispozicion të skuadrës një shifër jo shumë të madhe, por modeste, pre 100 mije eurosh”, u shpre presidenti.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"