Jo vetëm sulmuesi nga Tropoja, Ademi zbulon një tjetër afrim të madh te Kosova

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 10, 2020 | 23:23

Jo vetëm sulmuesi nga Tropoja, Ademi zbulon një tjetër afrim të madh te Kosova

Vetëm pak ditë më parë, Federata Kosovare e Futbollit, njoftoi se sulmuesi nga Tropoja, Edi Sylisufaj ka vendosur të përfaqësojë kombëtaren e Kosovës. Megjithatë nuk do të jetë vetëm Sylisufaj afrimi i vetëm në Kombëtaren e Kosovës.

Zurich-Sion-Toma-4

Presidenti i Federatës, Agim Ademi në një intervistë për “Kanal10” në Kosovë, është shprehur se edhe Bastien Toma ka pranuar të luajë për Kosovën. “Jemi në bisedime me disa futbollistë, por që ende nuk i kemi përfunduar. Siç e dini, Andi Zeqiri ka pranuar, por meqë jeni televizion i ri po e zbuloj se Bastien Toma do të jetë futbollist i Kosovës”, u shpreh Ademi.

Kujtojmë se Bastien Toma ka kaluar nga ekipet zinxhir të Sionit deri te ekipi i parë, ku luan aktualisht. Gjithashtu ai ka luajtur edhe për kombëtaret e moshave të Zvicrës, por tani ka vendosur të luajë për Kosovën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"