Jo vetëm skuadra polake, Bregun e kërkon edhe një tjetër klub i njohur europian

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 20, 2020 | 15:35

Jo vetëm skuadra polake, Bregun e kërkon edhe një tjetër klub i njohur europian

Zaglebie Lubin në Poloni ose Astana në Kazakistan mund të jenë destinacionet e Dejvi Bregut për sezonin e ri. Pas largimit nga Skënderbeu, fantazisti vlonjat ka pritur menaxherin Adrian Aliaj për t’u sistemuar në një kampionat jashtë Shqipërisë si lojtar i lirë, pasi kontrata e tij me korçarët përfundoi më 31 maj.

Skenderbeu-Partizani Bregu Taipi

Sipas asaj që raportonte dje “SuperSport”, gjasat janë të mëdha që Bregu të luajë sezonin e ri me klubin polak, Zaglebie Lubin. Me këtë të fundit ka arritur një marrëveshje edhe Valon Ethemi, por për shkak të problemit të kontratës me Kukësin, ende nuk është zyrtarizuar.

Drejtuesit e klubit polak kanë kohë që kanë shfaqur interes për 24-vjeçarin vlonjat, por për momentin nuk mund të thuhet se gjithçka është konkretizuar.

Ndërkohë, “Panorama Sport” zbulon se nuk është vetëm Zaglebie Lubin që ka shfaqur interesim konkret për Bregun. Në skenë kanë dalë edhe kampionët në fuqi të Kazakistanit, Astana.

dejvi bregu

Mësohet se klubi kazak jep një shifër më të lartë se Zaglebie, por ndoshta dëshira e lojtarit është që të qëndrojë afër Europës dhe të mos zgjedhë Kazakistanin e largët. Skënderbeu nuk do të përfitojë asgjë nga transferimi i Bregut, pasi kontrata e tij skadoi dhe nuk do të shitej në muajin janar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"