Jo vetëm Skënderbeun, UEFA dënon edhe Këlnin për trazirat në ndeshjen ndaj Arsenalit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 30, 2017 | 17:13

Jo vetëm Skënderbeun, UEFA dënon edhe Këlnin për trazirat në ndeshjen ndaj Arsenalit

UEFA ka treguar se është e patolerueshme kur vjen puna tek rregullat, dhe pas Skënderbeut, e cila u dënua me një ndeshje pa tifozë dhe me 60 mijë euro gjobë për koret raciste ndaj Partizanit të Beogradit, një ndëshkim të tillë e ka pësuar edhe Këlni.

arsenal keln

Ekipi i Bundelsigës, është dënuar me 60 mijë euro nga UEFA, pas trazirave që shkaktuan në ndeshjen ndaj Arsenalit, në “Emirates”. Nisja e lojës u shty me një orë, pasi shumë tifozë shkuan pa një biletë në dorë. Më pas pati përleshje edhe me stjuardët, pasi disa tifozë kërkonin të ndërronin vendin.

Gjithashtu, klubi është dënuar të mos shesë bileta për ndeshjet në transfertë në kompeticionet e UEFA-s për dy vite. Gjithashtu, Këlni do detyrohet të paguajë të gjitha dëmtimet që tifozët shkaktuan në sektorin e tifozëve miq në stadiumin e Arsenalit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"