Jo vetëm Perisiç, projektohet shkëmbim mesfushorësh mes Interit dhe Bajernit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 6, 2020 | 22:27

Jo vetëm Perisiç, projektohet shkëmbim mesfushorësh mes Interit dhe Bajernit

Fushata gjermane e Ligës së Europës do të rezultojë e dobishme për Interin si eksperiencë ndërkombëtare, por edhe për merkaton zikaltër. Në fakt, drejtuesit interistë mund të shfrytëzojnë rastin e udhëtimit për të sistemuar situatën e lidhur me Ivan Perisiçin me Bajernin e Mynihut. Lajmi është raportuar ditën e djeshme nga mediat kroate, që flasin për një takim të mundshëm me kampionët e Bundesligës: qëndrimi i sulmuesit në radhët e Hansi Flik dukej i sigurt se paku deri në momentin që shpërtheu emergjenca “COVID-19” që ka detyruar bavarezët të rishikojnë planet.

Perisic

Ndër të tjera, me afrimin e Leroi Sanesë në skuadër, Perisiç do të ishte sulmuesi i katërt në hierarki, një situatë që nuk do të ishte e pëlqyeshme as nga ai. Interi ka si synim ta shesë, por Bajerni nuk pranon të ulet në bisedime nëse nuk zbret kërkesa fillestare prej 20 milionë eurosh. Në krahun e tij, Perisiç, sipas personave pranë tij, të cituar nga i njëjti burim, dëshiron të qëndrojë në Gjermani pasi e preferon si vend për të rritur fëmijët e tij. Si destinacion i mundshëm mbetet edhe opsioni i Premier Ligës, në kuadër të një negociate që do të transferonte Tangui Ndombelenë nga Totenhemi.

brozovic

BROZOVIÇ-TOLISO – Dy klubet mund të diskutojnë edhe për Marselo Brozoviçin, objektiv i Bajernit që në kohët e Niko Kovaçit që e dëshironte me ngulm, por iu desh të përballej me refuzimin e presidentit Karl-Hainc Rumenige kundrejt kërkesës prej 60 milionë eurosh të Interit.

Tani zikaltrit mund të negociojnë një shkëmbim me francezin Korentin Toliso: kampioni i botës në fuqi me Francën ka një vlerë të ngjashme në merkato me Brozoviçin, ndaj nuk do të ekzistonin probleme ekonomike. Pritet të kuptohet, pra, se kur do të mbahet ky takim dhe si do të zgjidhet. Në rast se klubet do të gjenin një pikë takimi, atëherë do të pyeteshin edhe lojtarët për kërkesat e tyre.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"