Jo vetëm Ekuban, edhe një titullar rrezikon largimin nga Partizani në këtë merkato

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 21, 2020 | 8:43

Jo vetëm Ekuban, edhe një titullar rrezikon largimin nga Partizani në këtë merkato

Një ditë para ndeshjes me Skënderbeun, Partizani ka bërë lëvizjen e radhës në merkato, por kësaj radhe në dalje. Klubi përmes një njoftimi në faqen zyrtare ka publikuar ndërprerjen e bashkëpunimit me sulmuesin Jozef Ekuban, i cili ishte i huazuar nga Verona.Ekuban Partizani

20-vjeçari nuk arriti të ndiqte gjurmët e vëllait të tij, Kaleb Ekuban, te “demat” pasi ka luajtur vetëm 33 minuta në kampionat, në ndeshjen e fazës së parë ndaj Laçit. Duke parë që lojtari nuk po luante, mësohet se edhe Verona ka qenë dakord që ta kthejë sulmuesin, në mënyrë që t’i gjejë një mundësi të re për t’u aktivizuar. Ekuban u afrua në verë te të kuqtë, por asnjëherë nuk bindi me paraqitjet e tij dhe për këtë arsye Partizani ka vendosur ta rikthejë përsëri në Itali, vendim të cilin klubi e njoftoi dje në faqen zyrtare: “Jozef Ekuban rikthehet te Hellas Verona.

Klubi njofton përfundimin e huazimit të Jozef Ekuban. Sulmuesi 19-vjeçar, i cili iu bashkua kampionëve në fillim të sezonit 2019-’20 nga Hellas Verona, do të rikthehet në klubin italian. FK Partizani dhe sulmuesi Ekuban kanë mbyllur sot (dje) bashkëpunimin mes tyre”.dejan boldor

Deian Boldor– Përveç sulmuesit Ekuban, në verë në formë huazimi te Partizani nga Verona erdhi edhe mbrojtësi Deian Boldor. Ndryshe nga sulmuesi, Boldor ka qenë titullar në 14 javët e para, por “Panorama Sport” ka mësuar se rumuni rrezikon që të ndjekë gjurmët e kthimit në Itali në merkaton e janarit.

Ashtu si për rastin e Ekuban, edhe për Boldor flitet se klubi italian kërkon ta tërheqë mbrapsht mbrojtësin, pasi edhe dëshira e tij është e tillë. 24- vjeçari nuk llogaritet nga klubi për katër ndeshjet në vijim, pasi është i pezulluar nga Disiplina.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"