“Jemi njoftuar se do na ulin rrogat”, rrëfehet Veseli: Doja të qëndroja te Empoli, por më detyruan të largohem dhe më thanë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 27, 2020 | 17:50

“Jemi njoftuar se do na ulin rrogat”, rrëfehet Veseli: Doja të qëndroja te Empoli, por më detyruan të largohem dhe më thanë…

Frederik Veseli ndryshoi ekip në merkaton e verës, për të lënë Empolin dhe për të kaluar te skuadra franceze e Le Mans, e cila militon në Ligue 2.veseli

Mbrojtësi i Kombëtares ka dhënë një intervistë së fundmi, ku ka treguar se klubi i ka njoftuar se do të ulen pagat e futbollistëve.

Gjithashtu lojtari ka treguar se dëshironte të qëndronte te Empoli, por e detyruan të largohet. “Ndodhem në Francë për momentin. E di mirë frëngjishten. Karantinimi? Ndihem i mërzitur. Më shumë ndihem në ankth për familjen që është në Zvicër, pasi atje është gjithçka e hapur dhe rreziku është i madh.Veseli

Ulja e pagave? Kjo krizë shëndetësore është edhe krizë ekonomike. Ne kemi biseduar me klubin, ne do të na ulen rrogat, por nnuk e dimë se sa. Për ne të ekipit të parë nuk e kemi shumë problem dhe duhet të ndihmojmë të tjerët.

Unë momentalisht jam beqar. Nuk ishet dëshira ime të largohesha, por më detyruan duke më thënë se nuk do të luaja më. Nuk doja të largohesha nga Europa.”, u shpreh Veseli.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"