Java e 8-të e Kategorisë së Parë, ja 9 përballjet që do të zhvillohen ditën e sotme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 9, 2019 | 8:31

Java e 8-të e Kategorisë së Parë, ja 9 përballjet që do të zhvillohen ditën e sotme

Do të luhen ditën e sotme në orën 13:00, 9 përballjet e vlefshme për javën e 8-të të Kategorisë së Parë, në grupet A dhe B.

kategoria-e-pare-470x308-470x308-470x3081-470x3081-470x3081-470x308

Në Grupin A, do të luhen 4 sfida. Vëmendja më e madhe do të jetë tek supersfida mes Egnatias dhe Korabit. Dibranët janë dhe kryesuesit e kampionatit, ndërkohë që Egnatia do të tentojë të rikthehet te fitorja me trajnerin e ri Bano.

Përballje tepër interesante pritet të jenë dhe ato mes Besëlidhjas dhe Dinamos, si dhe Tërbuni-Shkumbi. Sfida tjetër është ajo mes Veleçikut dhe Burrelit, që do të zhvillohet në “Reshit Rusi” në Shkodër.

Ndërkohë për sa i përket Grupit B, ditën e sotme do të zhvillohen të 5-ta takimet. Spikat kryendeshja e javës mes Devollit dhe Apolonisë. Një përballje force, që do të nxjerrë në pah, cilësitë e të dyja skuadrave. Takim mjafT i fortë pritet të jetë dhe ai mes Pogradecit dhe Besës. Ndërkohë në sfidat e tjera, Lushnja, Elbasani dhe Oriku do të tentojnë të bëjnë detyrën në shtëpi.

JAVA E 8-të

GRUPI A

 SOT

TËRBUNI-SHKUMBINI 13:00

BESËLIDHJA-DINAMO 13:00

VELEÇIKU-BURRELI 13:00

EGNATIA-KORABI 13:00

NESËR

KASTRIOTI-ERZENI 13:00

GRUPI B

SOT

DEVOLLI-APOLONIA 13:00

ORIKU-SHËNKOLLI 13:00

ELBASANI-ILIRIA 13:00

LUSHNJA-TURBINA 13:00

POGRADECI-BESA 13:00

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"