Java e 29-të e Superiores/ Formacionet dhe trajnerët më të mirë e më të dobët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 17, 2018 | 22:15

Java e 29-të e Superiores/ Formacionet dhe trajnerët më të mirë e më të dobët

Vlerësim i “Panorama Sport”

Kategoria Superiore luajti këtë javë ndeshjet e javës së 29-të. “Panorama Sport” ju sjell vlerësimet për këtë javë, me formacionet dhe trajnerët më të mirë e më të dobët.

FORMACIONI MË I MIRË

 

java 29 formacioni me i mire

TRAJNERI MË I MIRË – PETER PAKULT

Ndryshoi skemën dhe i mori mesfushën Partizanit, duke e tronditur që në pjesën e parë. Peter Pakult është pa diskutim trajneri i javës, për më tepër që do të mbahet mend si njeriu që drejtoi Kukësin në një fitore historike 4-0 ndaj të kuqve. Me lëvizjet gjatë lojës, austriaku jo vetëm mbajti larg portës të kuqtë, por bindi në të gjitha drejtimet. Vlerësime maksimale edhe për Gentjan Begejën e Teutës.

pakult

FORMACIONI MË I DOBËT

java 29 formacioni me i dobet

TRAJNERI MË I DOBËT – KLEVIS DALIPI

Partizani riktheu në Kukës makthet e humbjes më të thellë në histori që pësoi në Gjirokastër gjatë fazës së dytë me shifrat 5-0. Të shpërfytyrohesh në atë mënyrë kundër Kukësit, e për më tepër që vinte pas një ecurie brilante, me zero të pësuar në pesë ndeshje radhazi, ka diçka që nuk shkon. Klevis Dalipit i doli gjithçka nga kontrolli, pasi me kalimin e minutave, çdo plan i tij prishej pas çdo goli të Kukësit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"