Java e 27-të e Superiores/ Tirana-Erzeni spostohet në Elbasan

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 29, 2023 | 21:48

Java e 27-të e Superiores/ Tirana-Erzeni spostohet në Elbasan

Tirana do të luajë me Erzenin të dielën në Elbasan. Kështu është vendosur nga FSHF-ja. Takimi do të luhet në “Elbasan Arena” në orën 18:00.

tirana

Kujtojmë që tri sfidat e radhës bardheblutë do t’i luajnë në fushën e tyre, duke pasur shansin që të fitojnë pikë të plota. Kështu, Tirana do të presë në fushën e vet Erzenin për javën e fundit të fazës së tretë. Më pas, në dy javët e para të kampionatit, Tirana do të luajë në dy sfidat e para të fazës së katërt në fillim me Kukësin dhe Egnatian.

Në këto tri javë, bardheblutë kanë mundësinë të marrin 9 pikë të plota, që mund ta mbajnë në krye të renditjes. Për sa u përket të tjerave, tre lojtarë rrezikojnë për shkak kartonësh sfidën me Kukësin, nëse ndëshkohen me Erzenin me kartela të verdha. Ata janë Haxhiu, Bekaj dhe Hila. Kujtojmë që Tirana luan të dielën me Erzenin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"